Sali Berisha ka deklaruar se prokurorët amerikanë do të vijnë edhe në Tiranë, duke u shprehur se nga dita në ditë pritet që të thirret kryeministri Edi Rama.
“Nga dita në ditë ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer ndaj nuk e zë vendi vend”, theksoi ai.
Berisha shtoi se Rama po gënjen në rubrikën Sy m’Sy, ku sipas kryedemokratit “Rama bën pyetje vetë dhe thotë po mi bëjnë shikuesit”.
Sali Berisha: Të dashur miq, krahu tjetër është në kaos, në panik, në shthurje, në tmerr.
Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA. Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar.
Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar. Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.
Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.
Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…
A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status.
Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA. Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi. Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend.
© Panorama.al











