Progres-Raporti i KE, Këlliçi: News24 u godit me urdhër politik, vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë! Dhuna s’kurseu as gazetarët, u nxorën me forcë nga redaksitë

Nov 8, 2025 | 12:59

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar progres-raportin e Këshillit Europian për Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje sulmin ndaj News24.

NEWS24

“Një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të”, shkruan Këlliçi.

Ai shkruan se rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë e të gjithëve.

Ndërsa sjell në vëmendjen sulmin ndaj News24, duke theksuar se u godit me urdhër politik dhe se sinjali u ndërpre vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë.

“Majfton të kujtojmë rastin e tre muajve më parë, kur katër media të mëdha shqiptare, News24, BalkanWeb, Panorama dhe Radio Rash, u goditën me urdhër politik duke u ndërprerë sinjalin e transmetimit, vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë”, shkroi demokrati.

Duke shtuar: “Dhuna nuk kurseu as gazetarët apo punonjësit e këtyre mediave, të cilët u nxorrën me forcë nga redaksitë e tyre!”

Postimi i plotë:

Një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të.

Duke cituar: Shqetësim mbi ligjshmërinë dhe procesin e rregullt ligjor në lidhje me veprimin e autoriteteve në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media… masat kufizuese nuk ishin proporcionale dhe në kundërshtim me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes…”

Rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë e të gjithëve.

Majfton të kujtojmë rastin e tre muajve më parë, kur katër media të mëdha shqiptare, News24, BalkanWeb, Panorama dhe Radio Rash, u goditën me urdhër politik duke u ndërprerë sinjalin e transmetimit, vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë.

Dhuna nuk kurseu as gazetarët apo punonjësit e këtyre mediave, të cilët u nxorrën me forcë nga redaksitë e tyre!

Një shoqëri demokratike me një media të lirë, nuk mund të jetë njëkohësisht një shoqëri ku vija e partisë bëhet me forcë linja editoriale dhe të gjitha mediat uniformizohen në propagandën monotone.

© Panorama.al

Te lidhura