Kreu i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, nga Berati ka bërë disa premtime, duke thënë se në Shqipërinë 2030, prodhimi e përgjithshëm do ta kemi 33 miliardë euro.

Gjithashtu tha se bonusin e bebes do ta transformojnë, nga një çek në mbështetje financiare të përmuajshme.
Gjatë mandatit të katërt, Rama tha se do të dyfishojnë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale
Rama: Kur morën detyrën kishim një Shqipëri me prodhim të përgjithshëm më pak se 10 miliardë euro. Vitin 2024 e mbyllëm me 24 miliardë euro. Kemi të gjitha arsyet që në Shqipërinë e 2030 prodhimi e përgjithshëm do ta kemi 33 milardë euro. Kur morëm detyrën kishim një pagë mesatare në sektorin publik 370 euro dhe e mbyllëm vitin 2024, 1 mijë euro pagën mesatare. Të ardhurat për frymë që ishin 3 mijë euro e diçka më shumë sot janë 10400 euro.
Bonusin e bebes do ta transformojmë. Nga një cek, në një mbështetje financiare të përmuajshme 2, 3 dhe 5 vjet, sipas numrit të fëmijëve.
Mbështetje me pagesën e sigurimeve për nënat kryefamiljare me 3 apo më shumë fëmijë, që mos humbin pensionin e tyre pse nuk shkojnë dot në punë se kanë fëmijë për të rritur. Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme.
© Panorama.al











