DURRES- Trageti me të cilin po udhëtonte Presidenti i Republikës, Bamir Topi nga Italia për në Shqipëri ka mbërritur me 10 orë vonesë në portin e Durrësit.
Trageti kishte hasur në disa probleme, duke vonuar kështu mbërritjen në bregun shqiptar. Presidenti Topi ndodhej në Itali për një vizitë, ndërsa nuk dihet se përse kishte zgjedhur udhëtimin me traget në kthim. Trageti është tërhequr deri në breg nga dy rimorkiatorë.
Trageti “Adriatika 1” që lundron nga Bari drejt Durrësit duhej të kishte mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, para orës 9, por për shkak të karburantit të keq me të cilin është furnizuar, trageti ka hasur në disa probleme duke shkaktuar kështu vonesën.
Më herët, Kapiteneria e portit të Durrësit sqarot se trageti po udhëton me shpejtësi të limituar për shkak të problemeve që ka dhënë karburanti jo cilësor.
Presidenti Topi ishte për një vizitë në Itali ku ka marrë pjesë në veprimtarinë kulturore-artistike “Itali – Shqipëri: miqësia mes dy popujve”
© Panorama.al











