UPDATE- Tensionohet situata para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deputetet e PS-se kane mundur te cajne kordonin policor dhe kane hyre me force ne oborrin brenda KQZ-se.
Pas kesaj, ata tentojne te cajne me force edhe kordonin e policise se vendosur para deres hyrese ne KQZ.
Jane pare deputetet Taulant Balla, Paulin Sterkaj, Gazmend Bizhga te hidhen per te kapercyer rrethimin.
Pas tyre, qindra mbeshtetes te PS-se, kane nisur te shtyhen ne drejtim te foracve te policise qe jane bere ‘blind’ ne mbrojtje te godines.
Deputetet e PS-se kane mundur te cajne rrethimin dhe kane hyre ne oborr, por aty jane perballur me te tjera forca policie, qe sigurisht, sipas vendimit te dhene nga KQZ nuk jane lejuar te hyjne brenda.
Pas tyre, te ndihmuar nga shtyrja e turmes kane hyre me radhe, sigurisht me force te tjere deputete, Fatmir Xhafaj, Sajmir Tahiri, Dash Peza, Fatmir Toci, Ilir Gjoni.
Jane pare konfrontime fizike mes militanteve dhe policise, e cila eshte shtuar ne numer. Ne vend sipas burimeve policore jane police te 6 komisariateve te Tiranes dhe ato te Kavajes. Flitet, ndonese e pakonfirmuar zyrtarisht se ne vend jane edhe forca te nderhyrjes se shpejte.
Policia blindon godinen, militantet para KQZ
Ne pritje te mbledhjes se sotme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per shqyrtimin e aktit, qe cileson te vlefshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara, forca të shumta policie janë të pranishme para godinës së KQZ-se.
Rreth godines jane mbledhur shume militante te PS-se, ne mes te te cileve shihen edhe deputetet socialiste, Dokle, Ruci, Balla, Majko etj, nderkohe qe policia ka ‘blinduar’ tashme hyrjen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe ka rrethuar godinen.
Pozicionimi i forcave te policise eshte bere sot, pas thirrjes se djeshme te deputetit socialist Erjon Brace ndaj qytetareve per te mbrojtur voten.
Mesohet se nga rrethet jane nisur autobuse me militante e mbeshtetes te
PS-se, per te kundershtuar kete vendim te KQZ-se. Sipas kryetarit te PS-së te Elbasanit, Astrit Halili, 300 mbështetës socialiste janë nisur drejt Tiranës.
Te njejtat lajme vijne edhe nga Korca, ku burime prane PS bejne me dije se 300 persona jane nisur ne drejtim te kryeqytetit, nderkohe qe me mjete private mesohet se jane nisur militante edhe nga rrethe te tjera.
Mbreme ne darke, deputetët e PS-së deklaruan se do të vijojnë të jenë edhe sot në mbledhjen e KQZ-së ku do të diskutohet për rezultatin për kryetar bashkie në Tiranë.
© Panorama.al











