Prishtinë, mbërriti Stefanoviç, axhenda dhe itinerari, sekret

May 13, 2011 | 9:04
Gjatë protestës së Vetëvendosjes dje në Prishtinë

Rreth 16 persona janë plagosur dje në protestën e Lëvizjes “Vetëvendosje”, 10 policë dhe gjashtë protestues, mes të cilëve edhe lideri i kësaj lëvizjeje Albin Kurti. Protesta u organizuar për të kundërshtuar hyrjen në Kosovë të kreut të delegacionit serb për bisedimet e reja me Kosovës, Borko Stefanoviç, të cilat “Vetëvendosja” i konsideron të padrejta e të rrezikshme. Gjatë mbërritjes në Kosovë, në afërsi të Çagllaviçës, makina e Borko Stefanoviqit ishte goditur me stiropor. Stefanoviç shoqërohej nga Policia e Kosovës, e cila e shoqëroi atë drejt Prishtinës. Axhenda e tij nuk është bërë publike, dhe madje nuk do të ketë kurrfarë prononcime për media. Stefanoviç pritej të kalonte përmes pikës kufitare në Veri, por ai ka kaluar në një pikë tjetër kufitare. Takimet e tij dhe oraret e tij janë mbajtur të fshehta. Para mbërritjes së Stefanoviçit në ndërtesën e Qeverisë, aktivistët e Vetëvendosjes bllokuan hyrjen e saj. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe shishe me bojë të kuqe në drejtim të ndërtesës qendrore të qeverisë, duke thyer disa nga dritaret në tri katet e para të kësaj ndërtese, kur Stefanoviçi takohej me zv. kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, dhe me homologen e bisedimeve, Edita Tahiri. Aty ka ndërhyrë Njësia Speciale e Kosovës, e cila përdori gaz lotsjellës dhe nisi të shpërndajë turmën e protestuesve. Sipas Vetëvendosjes, policia nuk po lejon as autoambulancën të afrohet dhe të marrë të plagosurit.

Hera e parë

Për herë të parë që nga përfundimi i luftës, një zyrtar i Serbisë takohet me përfaqësues të Kosovës në Prishtinë. Përfaqësuesi serb në dialogun me Kosovën, ka shprehur dëshirë të takohet me zyrtarë të ndryshëm të institucioneve dhe me liderë të partive politike. Por, as krye parlamentari Jakup Krasniqi, dhe asnjë nga partitë parlamentare nuk kanë pranuar të takohen me të. Krasniqi tha se Stefanoviç nuk paraqet një nivel politik që të takohet me të.

© Panorama.al

Te lidhura