TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha diskuton me studentët prioritetet e Tiranës dhe programin e punës për zhvillimin në shërbim të qytetarëve.
Në ambientet e UET-së, Basha në vend të një fjalimi ka preferuar të zhvillojë me studentët e pranishëm një bashkëbisedim, ndarje mendimesh dhe pyetje përgjigje për interesat e studentëve.
“Një nga angazhimet e mia të para është që bashkia të punojë 100% në shërbim të qytetit dhe kreu i bashkisë, po ashtu. Ky mbetet kriteri themelor që kam në punën time të përditshme dhe vlerësimi i administratës bëhet mbi bazën e angazhimit dhe të performancës”- tha Basha.
Duke vene ne dukje se me pare Bashkia ka qene e kapur nga interesi politik dhe perdorej ne favor te tij, ka theksuar se sot veprohet ndryshe. “Ne synojmë shkallë angazhimi në dobi të qytetarëve dhe cilësia e shërbimit do të jetë matësi kryesor”- tha Basha.
© Panorama.al











