Prifti: Ekspertët gënjyen. Nuk kam frikë nga kërcënimet

Nov 1, 2011 | 18:59

Mbrojtësit ligjorë të kreut të LSI-së Ilir Meta, deklaruan sot se nuk janë takuar asnjë moment me ekspertët shqiptarë që ishin ngarkuar nga Gjykata për të hetuar orën video të Dritan Priftit, duke hedhur poshte pretendimet e ketij te fundit.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Dritan Prifti, i cili në deklarimin e tij, ndër të tjera shkruan; “Nuk ka asnjë kërcënim në botë që më tremb mua. Kërcënimi i avokatëve të djallit vetëm më argëton dhe më bën të qesh. Ekspertët e videos kanë gënjyer publikun dhe drejtësinë. Ekspertët kanë kryer krim me shtrëmbërimin e drejtësisë dhe së të vërtetës. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar skemën e mashtrimit. SHBA dhe Anglia kanë provat dhe ekspertizë për mashtrimin e ekspertëve të Metës”

© Panorama.al

Te lidhura