LEZHE- Plot 15 vite burg dhe 2.4 milione leke gjobe ka kerkuar prokuroria e Lezhës si denim per 8 komisioneret e Dajcit, vene nen akuze per shperdorim detyre dhe falsifikm ne zgjedhjet vendore te 8 majit.
Pala mbrojtese e te akuzuarve ka kerkuar kohe për të përgatitur mbrojtjen e klienteve te tyre. Pas kesaj eshte vendosur qe seanca te zhvillohet më datën 22 qershor ora 11:00.
Denoncimin ndaj tyre e beri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë Gjergj Doçit.
Të pandehur
Lulzim Paloka, kryetar i QV (PD)
Ndoc Marku, nënkryetar i QV (PS)
Mark Kola, anëtar i QV (PS)
Zef Gjoni, anëtar i QV (PBDNJ)
Pjetër Marku, anëtar i QV (LSI)
Pal Prendi, anëtar i QV (PD)
Gentian Kovaçi, anëtar i QV (PD)
Gent Marku, anëtar i QV (PS)











