ATHINE- Situata kaotike ne Greqi, pas lekundjes se qeverise Papandreu, perballe presionit te ministrave te kabinetit per shkak te referendumit.
Ne mesdite BBC duke iu referuar burimeve te Athines dha lajmin se kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të jape dorëheqjen e tij para presidentit te vendit, Papulias.
Takimi me presidentin behet fill pas mbylljes se mblehdjes urgjente te kabinetit qeveritar dhe ne te Papandreu pritet te ofrojë një qeveri koalicioni, me ish-bankierin Luka Papademos.
Por, pavaresisht kesaj vete Papandreu ka deklaruar se nuk ka dhene doreheqjen, nderkohe qe zyra per shtyp e presidentit Papulias ka njoftuar se nuk ka asnje plan per nje takim te mundshem mes tyre.
Qeveria greke ishte në prag të shembjes, pasi disa ministra thanë se nuk e mbështesin planin e Papandreut për referendum.
Nderkohe po sot, udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras beri thirrje për një qeveri teknike. Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, tha se ai e ka kundërshtuar planin e kryeministrit Papandreu për mbajtjen e referendumit, për marrëveshjen e arritur me liderët e eurozonës, e cila do ta shpëtonte Greqinë nga dështimi për t’i paguar borxhet.
Raportet e mediave kanë sugjeruar se qeveria ndoshta nuk do ta mbijetoj votëbesimin e nesërm në parlament, pasi disa ligjvënës nga Partia Socialiste në qeveri, thanë se nuk do ta mbështesin atë. Kjo parti ka një shumicë prej vetëm tre deputetësh në parlament.
© Panorama.al











