Presidneti, Topi dekreton pesë ligje

Dec 23, 2011 | 17:35

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shpallur dekretimin e 5 ligjeve ndërmjet të cilëve edhe atë për privatizimin  Albpetrol, tenderi per te cilin do te hapet se shpejti.

Topi ka dekretuar sot ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, atë “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a. Patos”, ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar”, si dhe “Për një shtesë në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar”.

Kreu i shtetit ka dekretuar gjithashtu edhe ligjin  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

© Panorama.al

Te lidhura