Pas lajmit se Presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez, kishte probleme me një tumor të shfaqur në gjëndrën tiroide, vjen edhe lajmi i ndërhyrjes me operacion për të larguar qelizat kancerogjene. Përmes një njoftimi, zyra e shtypit të Presidencës argjentinase bëri me dije se ndërhyrja që u bë për të hequr gjëndrën tiroide ishte e suksesshme dhe se analizat e Presidentes Fernandez kanë treguar se nuk kishte asnjë prezencë për qeliza kancerogjene. Gjithsesi, Fernandezit do t’i duhet të marrë mjekime hormonale për pjesën tjetër të jetës. Dje, Presidentja 58-vjeçare është kthyer në rezidencën e saj në Olivos, kurse ndërhyrja u krye të mërkurën.











