Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shpallur sot dekretimin e katër ligjeve.
Kështu, presidenca ka njoftuar se Presidenti ka dekretuar shpalljen e “ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, si dhe atë “për Bankat në Republikën e Shqipërisë”
Presidenti ka dekretuar gjithashtu edhe ndryshimet në Kodin Hekurudhor dhe Kodin Detar të Republikës së Shqipërisë.
Një ditë më parë, Presidenti ka dekretuar edhe transferimin e Alfred Saliut nga prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
© Panorama.al











