
Presidenti i Republikës dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për buxhetin e vitit 2012”.
Buxheti i vitit 2012 u miratua pas diskutimeve të gjata dhe kundërshtuese mes palëve në parlament pak kohë më parë.
Gjatë seancës, opozita votoi kundër, ndërsa solli edhe propozimet e saj konkrete, të cilat u hodhën poshtë nga mazhoranca.
Buxheti është miratuar në Kuvend me 74 vota pro.
Shpenzimet e buxhetit të vitit të ardhshëm janë parashikuar në vlerën e rreth 397 miliardë lekë. Për investimet nuk parashikohet rritje, duke i mbajtur të njëjta si të vitit 2011, rreth 70 miliardë lekë. Të ardhurat parashikohen në 352 miliardë lekë.
© Panorama.al











