Presidenti: Nishani largohet nga PD

Jul 21, 2012 | 12:08
Bujar Nishani

Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, përmes një letre dërguar dje kryetarit të PD-së, Sali Berisha, e njofton për largimin nga anëtarësia e PD dhe dorëheqjen nga të gjitha funksionet e zgjedhura në këtë parti. “Ky largim vjen pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës dhe në zbatim të përcaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikës nuk mund të jetë anëtar i asnjë partie politike. Presidenti i zgjedhur, Nishani, i ka adresuar kryetarit të Partisë Demokratike falënderimet për të gjitha vlerësimet që ka pasur nga strukturat e kësaj partie gjatë viteve të angazhimit dhe veprimtarisë së tij politike”, thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e kreut të ri të shtetit. Nishani ishte anëtar i Kryesisë së PD-së dhe sekretar i Degës së PD-së së Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura