‘Presidenti’,Meta:PS të bëjë propozime konkrete

Jun 4, 2012 | 12:12

TIRANE- Kreu i LSI-se, Ilir Meta, duke perseritur vleresimin per kandidaturen e maxhorances per president te ri te vendit ka kerkuar qe ajo te beje propozime alternative.

Deklarata eshte bere pas djegies edhe te raundit te dyte per votimin e president, pa nje kandidat formal e ne pritje te caktimit te dates per raundin e trete nga Konferenca e Kryetareve.

Ai ka vlerësuar takimin e mbrëmshëm Berisha- Rama dhe vullnetin e dy palëve për të gjetur një zgjidhje konsensuale, per te cilen mendon se ekzistojnë mundësitë që kjo zgjedhje të vijë në raundin e tretë.

“Lidhur me qëndrimin e maxhorancës theksoj faktin se ajo ka bërë një kapërcim të madh që duhet vlerësuar, duke dalë nga kandidaturat politike, që asaj nuk i mungojnë dhe duke përzgjedhur pas diskutimit të emrave të tjerë një figurë si ajo e Zaganjorit me bindjen se përfaqëson standarde të larta për postin por edhe me bindjen se është një figurë që nuk ka arsye të rëndësishme për tu kontestuar. Por ky është një proces, i dyanshëm, nuk ka qenë perfekt, por kjo sdo të thotë se duhet të qëndrojmë në paragjykime që bëhen pengesë për konsensusin, opozita nga ana e saj të bëjë propozimet e saj sepse maxhoranca nuk është refraktare”- tha Meta.

Sipas tij, asnjera pale nuk kerkon nje kandidat te vetin. I vetmi ngerc sipas Metes eshte priskologjik, qe ka te beje me menyren jo perfekte te perzgjedhjes.

“Maxhoranca mbetet e hapur qe opozita te kontribuoje edhe me propozime konkrete ne kete proces qe deshiroj te jete konsensual”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura