Presidenti, Mcllwham: Figurë uniteti, konsensus

Jan 16, 2012 | 11:42

“Figure uniteti, i zgjedhur me konsensus,  i pelqyer nga politika dhe populli”. Keshtu duhet te jete presidenti i ardhshem i Shqiperise, sipas ambasadores se Britanisë së Madhe ne vendin tone, Fiona Mcllwham.

Ne pergjigje te interesimit te medias, gjate nje vizite ne Berat, ajo ka theksuar se Presidenti duhet të ketë mbështetjen e publikut.

Sipas ambasadres, ndërkombëtarët  nuk duhet të ndikojnë në zgjedhjen e këtij posti të lartë shtetëror të Shqipërisë, pasi menyra dhe zgjedhja e kreut te ri te shtetit shqiptar i takon Shqiperise.

 

© Panorama.al

Te lidhura