TIRANE- “E gjithë axhenda e ardhshme e institucioneve do të zgjidhet në respekt të Kushtetutës.” Ky ishte reagimi i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli lidhur me zgjedhjen e Presidentit vitin që vjen.
Gjatë analizës së punë së Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2011, Topalli u pyet nga gazetërt lidhur me faktin që Parlamentit do t’i duhet që sesionin e ardhshëm të zgjedhë Presidentin e ri, ndërsa tashmë kemi dy qëndrime, atë të kryeministrit Sali Berisha dhe atë të Presidentit aktual, Bamir Topi.
“Ajo që unë besoj fort në ndërgjegjen time politike është respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Kushtetuta është kontrata më e rëndësishme që ne kemi me institucionet dhe me qytetarët.”- Kushtetuta është shkruar mbi bazën e një konsensusi të gjerë. Kështu që respektimi i Kushtetutës është e vetmja rrugë që ne do të zgjidhim të gjithë axhendën e ardhshme të institucioneve të ndryshme”- tha Topalli.
Topalli theksoi se respekton institucionin e Presidentit deri në momentin që ai do të jetë në detyrë.
Megjithatë, pavarësisht zgjedhjes së Presidenti, Topalli tha se ngjarja më e rëndësishme për vitin e ardhshëm është festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë.
© Panorama.al











