TIRANË-Emiljano Shullazi , arrestohet së bashku me 11 persona të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se Shullazi është ndaluar teksa i armatosur, me thika, pistoleta dhe duke qarkulluar me makinë të blinduar i bënte presion votuesve për të votuar për Partinë Socialiste.
Te ndaluarit u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë duke qarkulluar me dy automjetet të tipeve Benz dhe Bmë.
Pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa Tr.4018 J, mjet qe drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb.
Te arrestuarit
Emiljano Hajdar Shullazi, vjeç 32, banues në Tiranë
Altin Agim Masha, vjeç 33, banues në Tiranë,
Arbër Ndriçim Cara, vjeç 21, banues në Kavajë
Elton Sadik Cara, vjeç 25, banues në Kavajë,
Albert Qazim Laci, 26 vjec, banues në Kukës,
Julian Idriz Kallaku, 21 vjec, banues në Tiranë,
Aleksandër Gjergj Algeri,23 vjec, banues në Tiranë,
Klajdi Ndue Gjeci, 24 vjec, banues në Tiranë,
Dorian Osman Kalaja, 32 vjec, banues në Tiranë,
Luciano Ali Idrizi, 21 vjec, banues në Kavajë
Ilir Nexip Shullazi, 35 vjec, banues në Krujë,
Franc Përparim Hasalliu, 20 vjec, banues në Durrës,
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale
- tre armë zjarri të tipit pistolete,
- 3 radio dhënëse – marrëse,
- dy armë të ftohta thikë,
- një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva,
- dy automjete të tipit benz dhe Bmë











