Pranga shqiptarit, trajtonte si skllave vajzën e tij

Dec 11, 2011 | 14:25

Një vajzë 12 vjecare trajtohej si skllave nga prindërit e saj, babai shqiptar 37 vjecar dhe mamaja një ekuadoriane. Ngjarja ka ndodhur në Rapallo në Itali, ku e vogla detyrohej me dhunë të merrej me gjithë punët e shtëpisë si dhe të kujdesej për dy vëllezërit e saj më të vegjël.

Ushqimi i jepej përtokë, dhe ajo ishte e detyruar ta hante po aty. Gjatë marrjes së dëshmisë së vajzës, ajo pas cdo pyetje përgjigje “si urdhëron”, nga trajtimi cnjerëzor që i ishte bërë. Nëse prindërit kishin ndonjë pakënaqësi, 12-vjeçarja detyrohej të qëndronte për orë të tëra e mbyllur në ballkonin e shtëpisë vetëm me të brendshme, në temperatura tepër të ulëta, pasi dhunohej barbarisht.

Alarmi erdhi pas një telefonate anonime në numrin e ndihmës dhe pas kësaj ndërhyri me urgjencë policia. Policia bëri arrestimin e të dy prindërve me akuzën e heqjes së lirisë së personit dhe trajtimit si skllave. Vajza kishte në trup shenja të ndryshme të keqtrajtimit. Ajo iu besua shërbimit social, ndërkohë që mbeten ende të paqarta arsyet e kësaj urrejtjeje dhe dhunës së madhe që ushtrohej mbi të.

© Panorama.al

Te lidhura