
Nje kontrollor i doganes se Kapshtices ka perfunduar ne pranga, akuzuar per shperdorim te detyres.
Ndalimi eshte bere nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ne drejtorinë e policisë së Elbasanit, qe pas nje hetimi zbuloi se kontrollori Ardian Çekiçi nga Pogradeci ka lejuar te kaloje drejt shtetit grek, nje person te kerkuar nga policia per vrasje.
Sipas te dhenave te para dyshohet se ai ka lejuar te kaloje të kërkuarin nga policia Bledar Muça.
Nuk ka ende detaje te operacionit, nderkohe qe pritet nje komunikim zyrtar nga ana e policise.
© Panorama.al











