Pranga dy shqiptarëve, kapen me 10 kg heroinë

May 7, 2011 | 12:28

ANKONA- Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, që transportonin 10 kg heroinë.

Lajmi publikohet nga mediat italiane dhe i referohet burimeve nga policia e Ankonës, e cila njofton ndalimin e Viktor Hasës, 24 vjec dhe bashkëkombasit të tij, Naser Semo 43 vjec.

Mësohet se dy shqiptarët po lëviznin në autostradë me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërkohë që në bagazh kishin të fshehur sasinë e lëndës narkotike.

Ata ishin vënë në ndjekje nga agjentët e policisë, të cilit kishin paraprakisht informacion mbi korrierët e drogës. Ata udhëtonin me një automjet tip BMW.

© Panorama.al

Te lidhura