POGRADEC – Djali i ish-shefit të shtabit elektoral të PS-së së Pogradecit, Vasfi Syzo, u arrestua dje për të disatën herë. Policia bëri të ditur se 20-vjeçari Brian Syzo u prangos, pasi një fqinj i tij e denoncoi për plagosje me mjete të forta. “Shtetasi me inicialet P.L., 21 vjeç, banor i Lagjes Nr. 1 të Pogradecit kreu denoncimin, duke akuzuar Brian Syzon se e kishte goditur me mjete të forta pas një sherri për motive banale”, bëri të ditur policia. Mësohet se pas një konflikti mes tyre, Syzo ka nisur ta godasë me gurë dhe mjete të tjera rrethanore. Djali i i ish-shefit të shtabit elektoral të PS-së dhe drejtoreshës së Tatim-Taksave në qytetin e Pogradecit, është bërë për të disatën herë objekt i veprave penale në qytetin e Pogradecit. Vetëm tri javë më parë, ai ishte në qendër të një vrasjeje të mbetur në tentativë. Ndërkohë që, më 16 prill të po këtij viti, banesa e familjes Syzo është tronditur si pasojë e vendosjes së një sasie lënde eksplozive e llojit tritol. dh.d











