Partia të cilën ai vetë e themeloi në vitin 1991, Partia Republikane shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen që Shqipëria humbi politikanin e urtë dhe vizionar. “Godo vendosi mbi çdo gjë interesin kombëtar”- thuhet në një mesazh të Partisë Republikane.
Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.











