PR feston 34-vjetorin e themelimit, Fatmir Mediu: Përulemi përballë Sabri Godos! Jemi partia e besimit, familjes dhe e pronës private

Jan 10, 2025 | 20:13
SHPËRNDAJE

Partia Republikane feston sot 34-vjetorin e themelimit, ndërsa kryetari i saj, Fatmir Mediu me anë të një mesazhi thotë se përulen përballë Sabri Godos, themeluesit të kësaj force politike.

mediu

Mediu thotë ndër të tjera, se Partia Republikanë është partia e besimit, familjes, pronës privatë dhe interesit kombëtar.

Partia Republikane -thote Mediu- është partia që në programin e saj ka besimin në Zot si baza e besimit tek vetja, tek liritë dhe të drejtat e individit, si baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike.

“Partia Republikane ka luftuar kundër grabitjes së pronës private pronarëve të ligjshëm me ligjin famëkeq 7501 e ligje të tjera leniniste që kanë krijuar padrejtësinë më të madhe të demokracisë dhe një kalvar vuajtjesh pa fund të shqiptarëve dhe ndikuar në largimin masiv të tyre nga Shqipëria”, thuhet ne mesazhin e kreut te PR, Fatmir Mediu.

Mesazhi i Fatmir Mediut 

Sot përulemi me respekt përballë Sabri GODS, themeluesit të PR, njeriut dhe shkrimtarit të madh, patriotit që mbi çdo gjë vendoste interesin kombëtar

Kujtojmë me respekt të gjithë ata që krijuan Partinë Republikane përfaqësuan atë në Qeveri, parlament, bashki dhe komuna. Njerëz të mirë të ndershëm e patriotë, antikomunistë dhe shqiptarë të ndershëm që luftuan për një Shqipëri Europiane dhe një Shqipëri në NATO.

Partia Republikane është partia që në programin e saj ka besimin në Zot si baza e besimit tek vetja, tek liritë dhe të drejtat e individit, si baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike

Partia e cila beson se familja është baza e shoqërisë sonë.

ATDHEU FILLON TEK FAMILJA JOTE, është një nga qëndrimet dhe thirrjet emblematike të PR, për të krijuar lidhjen dhe forcuar vlerën e përbashkët të kombit shqiptar.

Partia Republikane është partia e cila beson tek prona private si baza e ndërtimit të ekonomisë dhe lumturisë e mirëqenies familjare.

Partia Republikane ka luftuar kundër grabitjes së pronës private pronarëve të ligjshëm me ligjin famëkeq 7501 e ligje të tjera leniniste që kanë krijuar padrejtësinë më të madhe të demokracisë dhe një kalvar vuajtjesh pa fund të shqiptarëve dhe ndikuar në largimin masiv të tyre nga Shqipëria

Faleminderit dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Republikane.

ZOTI I BEKOFTË REPUBLIKANËT

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura