Një poster mjaft i diskutueshëm tregon Virgjëreshën Maria duke mbajtur një test shtatzënie.
Posteri, i quajtur “Mary is in the Pink,” është vendosur në kishën e Shën Mateut të qytetit të Auckland, në Zelandën e Re. Eshtë një poster pa tekst.
Famulltari i kishës, Glynn Cardy thotë se këtë vit kisha donte të përqëndrohej në atë se çfarë është e mirë për një nënë të vërtetë me një fëmijë të vërtetë. Bëhet fjalë për ankth, kurajo dhe shpresë.
Në faqen e internetit të kishës, Shën Mateut thuhet se mungesa e tekstit në poster ka për qëllim të provokojë mendim: “Ne shpresojmë që të tërheqim me imazhin dhe jo me fjalët. Ne ju ftojmë që të pyesni veten se çfarë titulli mund t’i vini posterit.”
Posteri do të qëndrojë deri në ditën e Krishtlindjeve. Kisha e këtij qyteti ka provokuar edhe më parë me postera të tjerë.












