Pornostarja çeke do të ketë skuadrën e saj të futbollit

Nov 16, 2011 | 15:30

Klarisa Leone, ylli i dhjetëra filmave hardcore, citon tabolidi anglez “The Sun”, ka në plan të themelojë ekipin e saj të futbollit, që do ta quajë “Inter Prague”, duke marrë shtysë nga ekipi i saj i preferuar, Interi i Milanos në Itali. Ajo ka vendosur të sfidojë kësisoji, në një tjetër formë, meshkujt, duke deklaruar nismën për të themeluar një skuadër futbolli. 32-vjeçarja çeke ka thënë: “Unë e kam dashur karrierën time në pornografi, por kam ëndërruar gjithmonë të krijoj dhe të kem një klub futbolli timin, sepse kjo do të më vinte në lëvizje edhe më të mëdha. Unë jam e sigurt se fansat e mi në pornografi do të jenë po aq të etur edhe për ekipin tim në futboll. Ka shumë femra që investojnë dhe drejtojnë në futboll këto ditë.”

© Panorama.al

Te lidhura