Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 % më e vogël se ’01

Dec 21, 2011 | 12:19

TIRANË- Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.

Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 % më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.

Sipas saj në vitin 2001, popullsia ishte 3 069 275.  Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.

“Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale”- tha Nurja, duke theksuar se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.

Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.

1 075 881 familje

740 256 njësitë ekonomike

53.75% e popullsisë në qytet

46.3% e popullsisë në fshat

Te dhenat e plota nga publikimi paraprak i INSTAT per Censusin i gjeni duke klikuar ketu:

http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf

© Panorama.al

Te lidhura