“Populli e di që çdo ndryshim e sjellim ne”, Rama në Lezhë: Kush i ka sytë dhe nuk do të shohë, më i verbër se të verbrit

May 4, 2025 | 15:43

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për mitingun e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

edi rama lezhe

Gjatë fjalës së tij Rama vuri theksin në punët e qeverisë dhe të bashkisë në Lezhë dhe në këtë qark.

Kryeministri theksoi se punët e mira janë evidente dhe kush nuk do të shohi sipas tij, është më i verbër se të verbërit.

Rama: Kush e ka marrë vesh nga këneta që PBB në 3 mandatet tona është rritur dy herë e gjysëm. Pse populli pavarësisht çmendojnë këta, na mbështet shumë. Sepse vlera është në realitetin e Shqipërisë, është në xhepat e popullit, është në arkën e kompanive. Pse do na vinin njerëzit nga prapa nëse do e kishim gjet Shqipërinë këtu dhe do e kishim çuar këtu. Populli e di që çdo ndryshim e sjellim ne.

Çdo ndryshim për keq është kur ti lë këtë punë dhe hidhesh në kënetë. Isha në ishullin e Lezhës, vizitova shtëpinë e vjetër. S’mund të thuash meqë këtu s’janë bërë ca gjëra, ti duhet të lësh këtë punë dhe të vijnë ata që deshën me e djeg. Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit përnotë, është më shurdh nga shurdhi.

© Panorama.al

Te lidhura