Zbardhen emrat e personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Grupi akuzohet se ka trafikuar të pakën 50 tone kokainë gjatë viteve 2019-2021.

Mësohet se emrat e përfshirë janë:
- Nikoll Bibaj
2. Isa Aliu
3. Sokol Bibaj
4. Florjan Musaj
5. Armando Pacani
6. Denis Matoshi allias Eldi Dizdari
7. Naldi Yzeiraj
8. Oklid Aliu
9. Dritan Gjika
10. Shpëtim Aliu
U kontrolluan në kuadër të hetimeve
1. Ardi Kollcaku
2. Redi Peza
3. K.SH
Sipas SPAK, vetëm Florjan Musaj është kapur, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim. 2 mendohet se janë në Shqipëri, ndërsa 7 jashtë vendit dhe Prokuroria po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera.
Sipas SPAK, grupi ka vepruar në 2019–2021 në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë dhe ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë. Janë provuar 5 episode kryesore të trafikut ku janë sekuestruar gjithsej 8 ton e 960 kg kokainë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj
SEKUESTRIMET
U sekuestruan një sërë pasurish që kapnin vlerën e 150 milionë eurove. Në mesin e tyre përfshihen shoqëritë “Aliu Road House” sh.p.k, “Green Invest” sh.p.k, “Seaview Development” sh.p.k dhe “A.R.H Security” sh.p.k, e të tjera.
U sekuestrua gjithashtu edhe një pjesë e kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial “Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside” në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë “Sviluppo Mare 1” dhe “Aliu Road House”.
Gjithashtu janë përfshirë të drejta reale mbi pasuri të paluajtshme të përfituara nga subjektet “Seaview Development” dhe “Aliu Road House”, të lidhura me akt noterial për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” me 5 yje dhe mbi 200 dhoma në Jalë, Himarë, ku shoqëria “Narvalno Group” sh.p.k ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40% dhe procedurat e lejes së ndërtimit përmes AZHT.
Po ashtu janë sekuestruar të drejta pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti “Altea Construction” sh.p.k për ndërtimin e një kompleksi vilash në Mjull Bathore, Tiranë, në projektin “Astoria Residence”.
Po ashtu u sekuestruan shoqëritë “Altea Construction” sh.p.k, “F&XH Invest” sh.p.k dhe “Altea Invest” sh.p.k, subjekti tregtar “S.T.N.P.M” pjesën takuese të Shpëtim Bibaj si dhe “Hotel Elisa Tirana”, i afiliuar me Melia; të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.
U sekuestruan edhe pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti “Altea Invest shpk”, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.
Të përfshirë janë edhe ndërtuesi Ardi Kollçaku, i lidhur me “Anchor Invest” dhe K.SH i lidhur me prodhimin e hekur-betonit. Po ashtu edhe Redi Peza, pronari i Porto Lalzit dhe i “Sviluppo Mare”.
© Panorama.al











