TIRANE- Policia e Tiranës ka ftuar pjesëmarrësit në tubimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë.
Në një njoftim të Policisës së Qarkut Tiranë, thuhet se garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit është e angazhuar për të siguruar rendin dhe qetësinë për qytetarët dhe mbrojtjen e institucioneve dhe shtetit ligjor.
Më tej thuhet se , “pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një grup personash, po ushtrojnë dhunë ndaj strukturave të policisë, të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike, duke plagosur disa prej tyre.”
Sipas policisë, këtë persona janë identifikuar dhe sipas saj, pjesa më e madhe e tyre ka rezultuar të jenë punonjës të Policisë Bashkiake.
© Panorama.al











