Një vajzë 24-vjeçe, e denoncuar si e zhdukur nga familja e saj që prej vitit 2005, është gjetur nga Policia e Komisariatit Nr.3 në Tiranë mëngjesin e djeshëm.
F. Gjoni, e cila për 7 vjet nuk kishte kontaktuar me familjen e saj, është zbuluar kur po aplikonte për pasaportë biometrike në rajonin e Policisë. Burime nga Policia thanë se Gjoni ishte paraqitur në Komisariat bashkë me djalin e saj njëvjeçar për të aplikuar për pasaportë biometrike.
Por, në momentin kur të dhënat e saj po hidheshin në sistem nga inspektori i rendit, u zbulua se ajo figuronte e zhdukur që prej muajit korrik të vitit 2005, madje edhe e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Pasi ka konfirmuar edhe vetë gjeneralitetet e saj, ajo është mbajtur disa orë duke u marrë në pyetje nga ana e oficerëve të Policisë, të cilët kanë njoftuar edhe familjarët e saj.
(Lajmin e plote e gjeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











