Policia e Tiranës ka çuar në Prokurori deputetët e Partisë Socialiste Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi.
Dy deputetët e opozitës akuzohen për “thirrje publike për veprime të dhunshme”, sipas policisë një vepër penale e parashikuar nga neni 223 të Kodit Penal.
Ky referim ka ardhur pas deklaratave të ditë së sotme të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara.
Dy deputetët e Partisë Socialiste bënë thirrje publike për revoltë popullore për të mbrojtur lirinë e votës.
© Panorama.al











