Policia: Banda e Nardi Idrizit grabiti bankën në 2010

Sep 6, 2012 | 11:16
Pamjet e grabitjes në bankë në vitin 2010

VLORE – Banda e drejtuar nga Nardi Idrizi grabiti dhe bankën “Raiffeisen” dy vite më parë. Policia e këtij qarku publikoi fotot e fiksuara nga kamera e sigurisë së njërës prej bankave të grabitura, ndërsa mësohet se është arrestuar edhe bashkëpunëtori i bandës së kapur në operacionin “Sfida 2”. “Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me strukturat e Policisë greke është ekstraduar Mili Veliko, 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘vjedhje me armë’ e kryer në bashkëpunim”, bëri të ditur Policia. Në kuadër të hetimeve nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, falë sigurimit të provave shkencore është bërë i mundur zbulimi i autorësisë së grabitjes me armë të Raiffeisen Bank, në afërsi të Shkollës së Naftës, ndodhur më datë 13.12.2010.                   q.b

© Panorama.al

Te lidhura