TIRANE- Policia Bashkiake e Tiranes ka nisur mengjesin e sotem aksion per lehtesimin e trafikut, duke ndeshkuar gjithe drejtuesit e mjeteve qe kane parkuar keq ne te dy anet e rruges.
Aksioni, i nisur sot te Dogana, ne bashkepunim me Policine e Shtetit e qe pritet te vijoje edhe ditet e tjera behet me synim, jo vetem disiplinimin, por edhe përballimin e trafikut te rënduar në prag të festave të fundvitit.
Te Dogana, policia bashkiake ka zhvendosur automjetet në hyrje-daljet e kryeqytetit duke vendosur edhe një sinjalistikë të re.
Gjithashtu dy policitë, ajo bashkiake dhe e shtetit nuk kanë lejuar që automjetet të parkohen në rrugët hyrëse dhe dalëse të unazës ndërsa janë vendosur edhe gjoba ndaj makinave që kryejnë aktivitet të palicensuara.
Nisur nga pervojat e viteve te shkuara është vendosur që të kryhen shërbime shtesë, të shtohet numri i uniformave blu që do të patrullojnë në qytet, do të vendosen punonjës të qarkullimit rrugor në vende me trafik të dendur.
© Panorama.al











