POGRADEC- Kater persona jane arrestuar nga policia e Pogradecit, gjate nje operecioni antikanabis ne pyllin e Velcanit.
Sipas te dhenave te para te policise, behet me dije se ne pranga jane vene shtetasit Nexhip Ibrahimllari, Altion Pashollari, D. Pashollari, Lorenc Muçollari ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.V.
Pas informacioneve te mbledhura ne rruge operative, policia nisi kontrollin dhe operacioni u finalizua ne pyllin e Velcanit dhe në vendin e quajtur “Sheshi i bukur”, ku u sekuestruan se paku 600 rrenje kanabis.
Te ndaluarit jane shoqeruar ne komisariatin e policise, nderkohe qe dosja ne ngarkim te tyre i ka kaluar prokurorisë së rrethit. Mbi ta rendon akuza e kultivimit te lëndëve narkotike.
© Panorama.al











