VIDEO- Po luante në oborrin e shkollës, nxënësin e zënë poshtë inertet, fëmija përfundon në Spitalin e Traumës

Feb 17, 2026 | 9:40

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në mesdite ku një nxënës i shkollës 9-vjecare ‘Bajram Curri’ në Kukës ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij.

Ngjarja është shënuar ne oborrin e shkollës, ndërkohë përballë saj po behet rikonstruksioni i plote i ish shkollës se vjetër.

Fëmija ka qene ne oborr duke luajtur me top dhe ka tentuar të marrë topin që i kishte rënë pranë kanierit.

Ndërkohë materiale inerte i kane rene  nxënësit ne trup. Ai është dërguar nga mësues dhe nxënës ne urgjencën e spitalit te Kukësi. Me pas është dërguar ne spitalin e Traumës per mjekim me te specializuar.

Sipas burimeve, në zonën e punimeve mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe sot është bere izolimi i plotë i kantierit.

Ndërkohë, ngjarja ende nuk është raportuar zyrtarisht nga Policia e Kukës.

Nga ana tjetër, Inspektoriati i Punës ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar punimet në godinë dhe duke vendosur shiritat e sigurisë, për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe masave mbrojtëse në kantier.

© Panorama.al

Te lidhura