PLUS ka vendosur që t’u bëjë një tjetër dhuratë klientëve të saj me parapagesë, duke ofruar më shumë mundësi komunikimi me paketat më të fundit promocionale që përfshijnë minuta falas brenda dhe jashtë rrjetit, si dhe MB falas për internetin në celular. Duke vendosur në epiqendër të tij klientin, PLUS ka menduar që të japë më shumë alternativa me një kosto më të ulët. Konkretisht, përmes Paketës Javore klientët me parapagesë PLUS përfitojnë mijëra mundësi për komunikim, duke përfshirë 1300 minuta brenda rrjetit PLUS, 10 minuta kombëtare jashtë rrjetit PLUS, si dhe 190 MB internet falas, me një kosto minimale prej 400 lekësh me TVSH. Por nuk është vetëm kjo. Për të shumëfishuar mundësitë e komunikimit dhe për t’i zgjeruar ato në kohë, klientët me parapagesë të PLUS mund të zgjedhin Paketën Mujore. Kjo Paketë përmban 4500 minuta brenda rrjetit PLUS, 10 minuta kombëtare jashtë rrjetit PLUS, si dhe 490 MB internet falas, me një kosto prej vetëm 1 mijë lekësh me TVSH. Paketat Javore apo Mujore blihen lehtësisht përmes shërbimit “Klik PLUS” #100# apo duke telefonuar Shërbimin për Klientin në numrin 140.











