Fisnik Asllani pritet të zyrtarizohet te Borusia Dortmund. Do të jetë transferim i bujshëm për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.
Dortmundi ka vendosur të aktivizojë klauzolën prej 30 milionë eurosh, që është në kontratën e Asllanit te Hofenheim. Për Asllanin ndërkohë ishte e interesuar edhe Barcelona.
Përfaqësuesit e sulmuesit shqiptar u treguan të paduruar me katalanasit. Dhe pse Barcelona ishte e gatshme të ofronte 20 milionë euro plus bonuset, nuk u prit më gjatë.
23-vjeçari është mjaft premtues. Gjatë këtij sezoni me Hofenheimin shënoi 11 gola si edhe asistoi 10 të tjerë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












