Dukagjin Lipa i përlotur në dasmën e së bijës, publikon foto nga ceremonia madhështore në Palermo! Nga shoqërimi i këngëtares në altar te portreti familjar

Jun 27, 2026 | 16:24

Dukagjin Lipa, babai i yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale një seri fotografish nga dasma e vajzës së tij me aktorin britanik Callum Turner, e cila u mbajt disa ditë më parë në Palermo të Italisë.

dukagjin lipa dua

Ndër imazhet që kanë tërhequr më shumë vëmendje është ai ku Dukagjin Lipa e shoqëron Duan drejt altarit. Po aq prekëse është edhe fotografia ku ai shfaqet me lot në sy gjatë fjalimit në dasmë, duke reflektuar emocionet e forta të asaj dite të veçantë për të bijën.

Fotografitë përfshijnë edhe një portret familjar, si dhe një fototo ku Dukagjin Lipa buzëqesh përkrah dhëndrit, Callum Turner, duke dëshmuar marrëdhënien e ngrohtë dhe respektin e ndërsjellë mes tyre.

Dua & Callum ❤️❤️ Dua & Callum ❤️❤️ (1) Dua & Callum ❤️❤️ (2)

Dua & Callum ❤️❤️ (3)

© Panorama.al

Te lidhura