Partia Social Demokrate e Tom Doshit, përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, për të votuar kalimin në administrim të plazhit të Velipojës shoqërisë aksionere “Bio Strajca sh.a”, që sipas tyre është e lidhur me bashkëshorten e Benet Becit.

PSD thekson se janë të gatshëm të votojnë vetëm më 13 maj, pas zgjedhjeve dhe vetëm për rritjen e ndihmës sociale me 6% dhe jo për diçka tjetër.
“Ne nuk kushtëzojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë ndihmën sociale më 13 maj, pas zgjedhjeve, por nuk bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit”, thuhet në deklaratë.
“Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është”, deklarojnë ata, ndërsa shtojnë se PSD do ta denoncojë dhe do kërkojë hetim për çdo tenderim të dyshimtë, pasi nuk bëjnë kompromis me abuzimin dhe kapjen e pasurive publike nga ana e kryebashkiakut Beci.
DEKLARATE PER SHTYP
Shkodër, më 6 maj, 2025
Partia Social Demokrate, dega Shkoder
PSD nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku përveç ndihmës sociale prej 6%, Benet Beci kërkon të kalojë në administrim plazhin e Velipojës shoqërisë aksionare të bashkisë Shkodër “Bio Strajca sh.a” dhe më pas një kompanie të lidhur me bashkëshorten e tij.
Ne nuk kushtezojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë ndihmën sociale më 13 maj, pas zgjedhjeve, por nuk bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit.
Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është. Ne si PSD do ta denoncojmë dhe do kërkojmë hetim për çdo tenderim të dyshimtë.
PSD nuk bën kompromis me abuzimin dhe kapjen e pasurive publike nga ana e kryebashkiakut Beci.
Mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe jemi të vendosur të jemi zëri i qytetarëve dhe jo fasada e marrëveshjeve të fshehta politike apo familjare të kryetarit të bashkisë.
Ne ritheksojmë se jemi në mbështje të familjeve në nevojë të cilat janë thelbi i programit të PSD në këto zgjedhje dhe po ashtu jemi të gatshëm që ta votojmë kurdo herë pas 11 majit fondin 6% të ndihmës sociale.
© Panorama.al











