Deputeti i PD-se, Edi Paloka i quan farse propozimet e kreut te PS-se, Edi Rama, duke theksuar se me to nuk behet tjeter, vec perseritja e politikes bllokuese dhe tentative e hapur per te marre pushtetin ne tavoline.
“Për mua kjo tregon në radhë të parë se zoti Rama nuk ka ndryshuar aspak në qëndrimet e tij, vazhdon të jetë më filozofinë e pengmarrësit. Me një filozofi që e ka ndjekur gjatë gjithë kësaj periudhe. Duke filluar që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ku ai bënte protesta në rrugë”,- tha Paloka per mediat.
Sipas tij, Rama thotë në këmbim të integrimit të shqiptarëve unë dua pushtet. “Kërkon atë që ka kërkuar gjithmonë, pushtet në tavolinë”-tha me tej ai.
Reagimi i Palokes vjen nje dite pasi Rama ka shpalosur paketen e re e 10 pika, pakt per Shqiperine, qe perfshin qe nga levizjet per reformen zgjedhore e ligjet me shumice te cilesuar, tek konsensusi per guvernatorin dhe KlSH-ne.
© Panorama.al











