“Planifikuam t’i vrisnim të atin që të vinte në varrim!”- Atentati ndaj biznesmenit, Henrik Hoxhaj: E monitoruam një vit, vrasjen e kreu Skerdi! Kisha radio policie, e dëgjoja çfarë kishte ndodhur

Feb 10, 2026 | 12:18

I pandehuri si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj ka zbuluar me dëshminë e tij në GJKKO detaje nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha, ku tregoi se vrasjen e ka kryer Skerdi Tase.

Skerdi Tasi henrik hoxhaj

Hoxha ka dëshmuar se biznesmenin e kanë monitoruar për rreth një vit, ndërsa për lokalizimin e djalit të tij, kanë angazhuar “Sakatin”, i cili do u jepte informacione nëse ai do futej në Shqipëri, pasi ndodhej në Maqedoni.

Henrik Hoxhaj është shprehur se shënjestër e tyre ishte i biri i biznesmenit dhe për ta sjellë atë në pritë kishin planifikuar t’i vrisnin fillimisht të atin që ai më pas të vinte në varrim dhe ta ekzekutonin atje.

“Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë cikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri. Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni.

Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim. Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte.”, dëshmon ai.

LEXO EDHE: Atentati ndaj biznesmenit, vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim! Dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre, por ata…

Hoxhaj tregon se për atentatin përdorën një “Golf 4” që ua kishte siguruar Nuredin Dumani dhe se qitësi në vrasjen e biznesmenit ka qenë Skerdi Tase.

“Për ngjarjen përdorëm një “Golf 4” të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy. Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekë borxh.

Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator.

Kisha radio policie, e dëgjoja komplet çfarë kishte ndodhur. Pastaj me Skerdin u takuam tëk 21-shi. Skerdi më tha, i qëllova dy herë, por më ngeci arma. Unë një ditë më parë shkreva 1 karikator me atë armën, por atë ditë ngeci.

Unë i dëgjoja në radio komunikimet e policisë, kur thonin “një person kështu ashtu, me karakteristikat e Skerdit””, ka dëshmuar Hoxhaj sipas gazetares Klodiana Lala.

© Panorama.al

Te lidhura