Atentati ndaj biznesmenit, vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim! Dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre, por ata…

Feb 10, 2026 | 12:05

Vrasësi me pagesë  Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

henrik hoxhaj dumani masha (1)

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin. “Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni”, ka dëshmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë.

“Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas”, ka dëshmuar Hoxhaj.

LEXO EDHE: “Planifikuam t’i vrisnim të atin që të vinte në varrim!”- Atentati ndaj biznesmenit, Henrik Hoxhaj: E monitoruam një vit, vrasjen e kreu Skerdi! Kisha radio policie, e dëgjoja çfarë kishte ndodhur

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës.

Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

© Panorama.al

Te lidhura