Plani urbanistik, Basha: Realizohet për 10 muaj

Sep 8, 2011 | 12:32

TIRANE- Realizim per 10 muaj te planit urbanistik te kryeqytetit ka premtuar kreu i Bashkise, Lulzim Basha. Deklarata eshte bere sot gjate debatit te hapur realizuar per kete qellim me pranine e specialisteve, urbanisteve, akademikeve, qytetareve dhe përfaqësise se shoqërisë së civile.

Ne fjalen e tij, Basha theksoi se permes planit do te  zgjidhet konflikti qytet dhe qytetarë, i cili prej 10 vitesh ka prodhuar efekte dramatike për qytetin.

Dimensioni strategjik, fizik dhe ai infrastrukturor do te jene sipas Bashes tre pikat kyce të planit urbanistik.

“Na bashkon filozofia e konceptmit urbanistik si filozofi e komfortit, të qytetarëve në paqe, harmoninë midis gurit dhe asfaltit dhe gjallesave, dhe banorëve të qytetit. Për këtë arsye është e domosdoshme të zgjidhim konfliktin midis qytetarëve dhe qytetit, luftën që nga sheshi i bllokuar, tek qytetarët pa semafor, tek lulishtet e shkulura apo të munguara”,- tha Basha.

Sipas tij, per kete qellim do ngrihen grupe pune dhe do te vilet cdo mendim i vlefshem ne te mire te qytetit dhe qytetareve, deri ne plotesimin e asaj qe nuk u be nga paraardhesit per 10 vite.

“Synimi i grupi të punës dhe punës që do hapet është se ky plan i munduar për 10 vite do të realizohen në 10 muaj”,- tha ai, duke premtuar bashkepunim te ngushte me grupet e interesit dhe me boten akademike, per te mbajtur larg frymën kleneteliste, e cila eshte bere kërcënim ne pranifikimin urban.

Kreu i bashkise ka shtuar me tej se tri pikatDimensioni strategjik, fizik dhe ai infrastrukturor janë tri pikat kyce të planit urbanistik, që sipas kryebashkiakut Basha “do shumëzojnë me zero marzhet e korrupsionit”.

© Panorama.al

Te lidhura