Plani me 28 pika i Trump, reagon kreu i OKB! Guterres: Një zgjidhje paqësore për Ukrainën duhet të respektojë integritetin e saj territorial!

Nov 21, 2025 | 19:27

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, reagoi për propozimin e planit me 28 pika të presidentit amerikan Donald Trump.

guterres

Ai tha se “çdo zgjidhje paqësore për Ukrainën duhet të respektojë integritetin e saj territorial”.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në Johanesburg sot, në lidhje me planin për Ukrainën të paraqitur nga SHBA-të, kreu i Kombeve të Bashkuara theksoi se:

“Ky plan nuk është paraqitur kurrë zyrtarisht nga SHBA-të apo ndonjë entitet tjetër”.

Megjithatë, “një plan paqeje duhet të respektojë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, shtoi ai”.

“Një zgjidhje paqësore për Ukrainën në përputhje me këto parime duhet të respektojë edhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme (të OKB-së), të cilat përcaktojnë qartë se integriteti territorial i Ukrainës dhe në përgjithësi në të gjithë botën integriteti territorial i shteteve duhet të respektohet”, theksoi Guterres.

© Panorama.al

Te lidhura