EMRAT/ Pogradec, burri godet me thikë gruan pas një konflikti në banesë, e plagosura dërgohet në spital! Autori shoqërohet në polici

Jun 22, 2026 | 14:04

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij në banesë në lagjen 4 të qytetit.


Dyshohet se çifti ka pasur një konflikt të çastit dhe burri Renato Xhaja ka marrë thikën duke e goditur. Sipas informacioneve, 28-vjeçarja Bleona Xhaja ka marrë 2 plagë, në bark dhe krah.

Ajo po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por deri më tani nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë, 30-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambientet e komisariatit.

Çifti mësohet se jeton në Greqi, por kishte ardhur me pushime te familjarët e tyre.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, kapet në flagrancë në banesë falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe shoqërohet në Komisariat 30-vjeçari.

Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura