Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen “ 15 Tetori “ në Fier.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri ka nisur për një vend parkimi dhe ka agravuar deri në përdorimin e thikës, ku shtetasi me iniciale J. R, ka goditur 33-vjeçarin Dashnor Dorti, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku ndodhet nẽn kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e autorit ndërsa grupi hetimor po punon për dinamikẽn e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al












