Plagosja me armë e tifozit, Kol i shpëton hetimit

Mar 11, 2011 | 13:49

Mbrojtësi i Çelsit, Eshli Kol, i ka shpëtuar hetimit të policië për plagosjen e pavullnetshme me armë të një studenti në dhomat e zhveshjes së klubit më 20 shkurt. Burime të policisë konfirmuan se 21-vjeçari Tom Kouan, i cili kryente stazhin pranë qendrës stërvitore të kampionëve të Anglisë, nuk ka ngritur asnjë padi ndaj futbollistit dhe autoritetet nuk mund të ndërmerrnin asnjë veprim ligjor kundër Kolit. Një vendim i tillë vjen pasi trajneri Ançeloti i tërhoqi veshin Eshlit për ngjarjen e rëndë, por e mbrojti atë kur u pyet nga mediat nëse ai duhej ndëshkuar.

© Panorama.al

Te lidhura