LUSHNJE- Arrestohet autori i plagosjes se policit ne Lushnje dhe vijon kerkimi per dy bashkepunetoret e tjere ne krim.
Sipas policise mesohet se ne pranga ka perfunduar 27-vjeçari Festim Muhameti nga fshati Mbreshtan të Beratit ndërsa janë shpallur në kërkim vëllai i tij Isa Muhameti 25 vjeç dhe Sajmir Arapi.
“Tre personat pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me thikë oficerin e policisë kufitare me inicialet A.B dhe shtetasit Çlirim B. dhe Destan B”- thone burimet e policise.
Ne kohen e arrestimit, autorit te dyshuar iu gjet nje armë zjarri tip pistoletë. Nderkohe te lenduarit ne kete perplasje i jane nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjes dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
© Panorama.al











